Muzika flet gjuhen e engjejve

Qyteti antik i Durresit mirepret Edicionin XIII te Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Koncertet e ketij edicioni do te vijojne te zhvillohen ne Muzeun Arkeologjik Durres, pergjate periudhes 5 Qershor-15 Korrik 2018.

Durresi, qyteti i dyte me i madh ne Shqiperi (284.823 banore, mesatare ne 2017), eshte qyteti me antik dhe nje nga qytetet me te rendesishme ekonomike si qyteti me i madh port.

Shoqata Arti dhe kultura Italo-Shqiptare u krijua ne vitin 2004 ne Durres me inisiativen e disa artisteve Durrsake, te cilet kane studiuar e kaluar nje pjese te veprimatrise se tyre ne Itali. Qellimi i kesaj shoqate ka qene dhe eshte bashkepunimi i artisteve Shqiptare me te huaj, kembimi i eksperiencave te kulturave te vendeve te ndryshme. Gjate aktivitetit te ketyre viteve kjo shoqate ka organizuar mjaft koncerte ne Durrres, Tirane dhe Itali te cilat kane percielle ne publik  nje nivel te larte interpretimi artistik.

Nje rendesi te vecante i eshte dhene organizimit prej anetareve te kesaj shoqate, Festivalit Nderkombetar te Muzikes se Dhomes, aktivitet qe zhvillohet prej vitit 2006 me sukses ne qytetin e Durresit.

Ky Festival u krijua pikerisht me qellimin per te siguruar  nje vazhdueshmeri jo vetem ne njohjen e kulturave te ndryshme nepermjet artisteve te ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj , por edhe me deshiren e madhe per t`u ballafaquar me keto kultura dhe kjo nepermjet shfaqjeve te perbashketa me instrumentiste shqiptare .

Nje tjeter synim I ketij aktiviteti eshte pjesmarrja e artisteve shqiptare qe jetojne e punojne jashte Shqiperise.

Vit pas viti ky aktivitet ka plotesuar fizionomine e tij duke u bere tashme nje aktivitet i mirepritur nga publiku artedashes Durrsak por gjithashtu i njohur dhe i mirevleresuar edhe nga rrethet artistike te kryeqytetit e me gjere ne Shqiperi.

Nevila Kalaja

Nevila Kalaja

Nevila Kalaja u lind ne Durres. Filloi te studioje violine ne moshen 6 vjecare ne Liceun Artistik Durres nen drejtimin e prof Vaso Papa. Pas mbarimit te shkolles se mesme me vleresimin maksimal, gjithashtu diplomohet ne Akedemine e Arteve me vleresimin maksimal, diplomohet me vleresim maksimal ne Akademine e Arteve Tirane ne klasen e prof Ramazan Peku.

Ne vitin 2004 diplomohet me maksimumin e vleresimit ne Konservatorin e Valle d`Aosta(Itali). Me pas merr pjese ne kurse te ndryshme specializimi me violinistet M.Quarta, T Major, E.Groppo.

Te shumta jane edhe bashkepunimet e saj me instrumentiste te huaj te njohur ne skenat e ndryshme neper bote.

Qe prej vitit 2003 deri 2009, ajo eshte pjestare e Orkestres Simfonike te Valle D`Aosta. Shpesh here ka luajtur si soliste me “Orkestren Aleksander Moisiu” Durres, “Orkestren e Akademise se Arteve” Tirane, dhe “Ansamblin Stinet” krijuar prej saj ne vitin 2002 me pjesetare te Akademise se Arteve ne Tirane.

Qe prej vitit 2006 eshte drejtore artistike e Festivalit Nderkombetar te Muzikes se Dhomes qe zhvillohet ne Durres.
Spikatet si nje prej instrumentisteve mjaft aktive te qytetit te Durresit.

Në vitin 2012 vlrësohet me titullin" Membro Honoris ad Vitam" nga Centro Culturale Artistico Letterario-Citta di Brindisi,për kontributin dhënë prej saj në zhvillimet kulturore midis dy vendeve. 

Prej viti 2011 - 2014 eshte Drejtore e Shkolles se Mesme Artistike "Jan Kukuzeli "Durrës dhe Këshilltare për arsimin dhe kulturën pranë Bashkisë Durrës.

Gjithashtu jep kontributuin e saj si pedagoge ne shkollen e larte te muzikes "J.Kukuzeli "Durres dhe ne Universitetin e Arteve Tirane, ne katedren e violines.


Falenderime te vecanta

Duam te falenderojme personat qe kane kontribuar ne organizimin e edicioneve te ndryshme te Festivalit Nderkombetar te Muzikes se Dhomes ne Durres:


Festivali ChamberFestDurres 2006 - 2018