Me poshte paraqesim shumicen e instrumentisteve qe kane performuar ne edicione te ndryshme te Festivalit Nderkombetar te Muzikes se Dhomes ne Durres
Fitues në konkurse internacionale më të rëndësishmet të violoncelit, “Antonio Janigro” ne Zagreb, “Rostropovich” ne Paris, “Çajkovski” ne Moskë. Ai performi në shoqërimin e pianistes Monica Cattarossi ne Edicionin e Trete te festivalit. (website: www.umbertoclerici.it)
Violinist. Fitues i mjaft cmimeve ndërkombetare W. David debuton në qëndrat më të rëndësishme të muzikës botërore.
Ai ka performuar ne festivalin tone pergjate edicioneve te ndryshme me ansamble te ndryshme te Muzikes se Dhomes, muzikante Austriake dhe muzikante Shqipetare. (website: www.wolfgangdavid.com)
Violinist, dirigjent dhe kompozitor, fitues i disa prej veprimtarive artistike violinistike me te rendesishme, koncerton si solist dhe ne shoqerimin e Ansamblit “Stinët” dhe violinistit Bujar Sykja ne Edicionin e Peste te festivalit. (website: www.amiflammer.at)
Violinist. Fitues i cmimeve te ndryshme te koncerteve per violine, midis te cilave, fitues i cmimit te pare tek “International Competition of Avignon (2005)”. Ai performoi ne Edicionin e Dyte dhe te Trete te festivalit ne nje program solo per violine sebashku me pianistin Louis Lancien. (Website: www.kristi-gjezi.com)
Violoncel. Panhofer cilësohet nga kritika e kohës si një “Violoncelist i përmasave ndërkombëtare”. Ai eshte ftuar te performoje ne festivalin tone ne edicione te ndryshme se bashku me muzikante Shqipetare dhe Austriak. (website: www.panhofer.eu)
Violinist, njeri prej instrumentisteve Austriakë me te angazhuar momentalisht, koncerti ne Edicionin e Peste se bashku me Irene Frank (violincel) dhe Ilse Montocchio (piano), pjesetare në Ansamblin “Creative Centrum Wien”. (website : www.alfredpfleger.at)
Pianist. Gottlieb Wallisch ka performuar në shoqërimin e orkestrave prestigjoze botërore, nën drejtimin e dirigjentëve më me emer të kohës, në sallat më të rëndësishme të muzikes. Ai performoi ne Edicionin e Katert te festivalit se bashku me W. David, W. Panhofer dhe muzikante Shqipetare. (website: www.gottliebwallisch.com)
Kuinteti i frymës “Climax” impenjohet në një repertor me vepra të epokave të ndryshme, dhe paraqitet në konkurse e festivale të njohura si në Itali ashtu dhe jashtë.
Gianluigi De Pascalis (flaut), Matteo Mazzotta (oboe), Tonio Stifanelli (klarinetto), Eugenio Guercia (korno), Dario Catanzano (fagot).
Eshte krijuar me idene e perhapjes se muzikes bashkekohore ne Itali e jashte saj. Tre muzikante te ketij ansambli performuan ne Edicionin e Peste te festivalit.
Paolo Casiraghi (clarinet), Giorgio Casati (violoncel), Luca Ieracitano (piano). (Website: www.mdiensemble.com)