Muzika flet gjuhen e engjejve

Opinione

   

Eno Koco

Koncertet qe organizohen ne kete festival, jane nje mrekulli e vertete dhe shume te pasura ne permbajtje. Nevila meriton te vleresohet se tepermi per kete nderrmarrje me vlera artistike e estetike qe i dhuron qytetit.

Bujar Sykja
Nje perpjekje serioze ne organizimin e jetes artistike ne fushen e muzikes se dhomes ne Shqiperi. Festivali nderkombetar i muzikes se dhomes drejtuar nga Nevila Kalaja, eshte nje aktivitet per tu pershendetur per cilesine e larte te koncerteve si edhe per kontributin e vyer per jeten artistike jo vetem te Durresit.
Isak Shehu
Shoqata Arti dhe Kultura Italo Shqiptare me drejtuse artistike Nevila Kalaja nje violiniste ambicioze me nje vizion te qarte per jeten artistike dhe ngritjen e saj ne nivelet qe kerkon koha. Kane ndertuar nje aktivitet gjithperfshires, perfaqesues te denje te zhanrit te muzikes se dhomes.
Luciano Condina (Italian flautist and director)
Ky Festival eshte jo vetem nje tradite e bukur per qytetin e Durresit ,por ne te njejten kohe e rendit Durresin nder qytetet qe perfaqesohen denjesisht ne kulturen e muzikes klasike.Publiku i ketij qyteti eshte kritik,di te vleresoje e te duartrokase atehere kur vertet e meriton. Durresi dhe publiku i tij meritojne qe per ta te organizohen sa me shume aktivitete.
Mirela Kumbaro (Ministre e Kulturës)
Programi më i bukur për mbrëmjet e fundgushtit, në Amfiteatrin e bukur me artistët e muzikës më të bukur!